Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPERIORE/ Publikohet axhenda e javës 22, zhvillohet dueli që vendos kreun dhe derbi i kryeqytetit

FSHF ka planifikuar paraprakisht që java e 22-të e Kategorisë Superiore të luhet të premten dhe të shtunën, me sfida shumë interesante të cilat me siguri do të tërheqin vëmendjen e publikut për mënyrën se si renditen skuadrat në kampionat.

Java hapet me ndeshjen në Korçë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë ditën e premte, ndërsa më pas në darkë luhet edhe një duel shumë interesant siç është derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit. Të dy skuadrat luajnë tashmë për objektiva të ndryshëm, por për të dyja kjo ndeshje është shumë e  rëndësishme pasi duan me çdo kusht të përforcojnë pozitat e tyre në klasifikim.

Ndërkohë, të shtunën luhet në drekë dueli direkt për mbijetesë mes Egnatias dhe Kastriotit, duke i lënë vend më pas dy sfidave shumë të ndezura. Njëra është ajo mes Kukësit dhe Teutës, ndërsa tjetra është sfida që do të vendosë kreun e renditjes, pasi përballen Tirana me Laçin, të cilat ndahen nga vetëm 3 pikë në klasifikim.

KALENDARI

Të premten, 25.02.2022
Skënderbeu-Vllaznia 16:45
Dinamo-Partizani 19:45

Të shtunën, 26.02.2022
Egnatia-Kastrioti 13:45
Tirana-Laçi 16:45
Kukësi-Teuta 16:45

Related posts

“SHPËRTHEN” NDAJ DREJTUESVE TË BARCELONËS/ Ish-futbollisti Stoichkov: Po njollosin një mit, janë të pafytyrë!

Delo.autor

NUK KISHTE NDODHUR KURRË MË PARË/ Ja sa paguan Milani për çdo gol të Higuainit…

Isa.Autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Madrilenët “ofendojnë” Mario Götze, ofertë “qesharake” për yllin gjerman

Delo.autor

Leave a Comment