Futboll Sport

BEFASON PËR FITUESIN E PESË HERË I “TOPIT TË ARTË”/ Thiago Silva thur elozhe: Iu tregoj futbollistin më të mirë në histori

Thiago Silva mendon se Lionel Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Mbrojtësi i njohur nuk ka kursyer elozhet për Messin para sfidës ndërmjet Argjentinës dhe Brazilit e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, shkruan “Goal”.

Silva tha se nuk kishte asnjë dyshim se ylli i Barcelonës, njëherësh edhe fituesi 5 herë i “Topit të Artë”, meriton të konsiderohet si lojtari më i mirë në histori të futbollit duke “inoruar” bashkombasin Ronaldo (fenomenin).

“Për mua, Messi është lojtari më i mirë në histori, lojtari më i madh që kam parë ndonjëherë”, tha mbrojtësi i Paris Saint-Germain në një konferencë shtyp.

“Sa herë që përballemi me njëri-tjetrin, qoftë me përfaqësuese apo në Ligën e Kampionëve është shumë e vështirë të ndalosh Messin “, vijoi ai.

“Pa marrë parasysh sa mësoni, nuk do ta kuptoni kurrë cilësinë që ai ka dhe ndryshimin që mund të bëjë në fragment sekondash.

“Në kohë të caktuara, ai nxjerr diçka tjetër nga kapaku që nuk mund të imagjinoni. Kjo është ndryshimi i tij me lojtarët e zakonshëm.

“Si një qendërmbrojtës studioj të gjitha mundësitë për ta ndalur atë”, përfundoi ai.

Kujtojmë që ditën e mërkurë në orën shqiptare 02:30 do të luhet gjysmëfinalja e Kupës së Amerikës ndërmjet Argjentinës dhe Brazilit.

Related posts

Barcelona nis luftën kundër falsifikimit, miliona euro dëm

Sadik.Autor

“MARADONA NUK PËRDORTE PREZERVATIVË”/ Këngëtarja italiane: Një mbrëmje Diego erdhi për darkë në shtëpinë time dhe…

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ronaldo “trullos” keq Rudiger, driblimi i portugezit bëhet virale në rrjet (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment