Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPERIORE/ Spikasin Partizani-Vllaznia dhe Laçi-Kukësi, ja axhenda e javës së 21-të…

Kategoria Superiore do të zhvillojë javën e saj të 21-të në fundjavë në dy ditë, të shtunën dhe të dielën e 19 dhe 20 shkurtit.

Kjo javë do të ngrejë siparin ditën e shtunë në orën 13:45, në stadiumin “Arena Egnatia” me ndeshjen Egnatia-Skënderbeu.

Më pas në orën 16:45 do të luhet në stadiumin “AIR Albania” supersfida Partizani-Vllaznia.

Ditën e diele do të luhen tre duele.

Në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës do të zhvillohet ndeshja Kastrioti-Tirana.

Në po të njëjtin orar do të luhet super përballja Laçi-Kukësi në stadiumin e qytetit të Laçit.

Javën e 21-të e ul siparin ndeshja Teuta-Dinamo në stadiumin “Elbasan Arena”.

AXHENDA E JAVËS SË 21-TË NË KATEGORINË SUPERIORE

Related posts

“PËR TË GJITHË NE KA NISUR NJË EPOKË E RE”/ Rikthehet Rojs: Flick na ka injektuar entuziazëm

Delo.autor

TALENTET E SË ARDHMES/ CHELSEA ka një “ushtri” me futbollistë të huazuar

Isa.Autor

Vendimet e Komisionit të Disiplinës, gjobiten Skënderbeu dhe Partizani

Q.Autor

Leave a Comment