Futboll Seria A Sport

TENTATIVË “ALLA ÇALHANOGLU”/ Marota studion lëvizjen e radhës te Milani për liderin e mesfushës

Interi dhe administratori i deleguar i zikaltërve, Bepe Marota po studiojnë një tjetër lëvizje “alla Çalhanoglu” te Milani, ku synohet lideri i mesfushës kuqezi, Fronk Kesi.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, klubi zikaltër po insiston ta marrë mesfushorin nga Bregu i Fildishtë sepse Suning, i cili ka zgjidhur problemet e likuiditetit deri në afat të mesëm, nuk mund të përballojë shpenzime të konsiderueshme për kartonat e lojtarëve.

Klubi zikaltër nga Milano po vlerëson opsionin Kesi, i cili është në skadencë me Milanin në qershor, por ajo që peshon te Interi janë shumat e konsiderueshme që dëshiron vetë mesfushori afrikan ku i tejkalojnë 7 milionë eurot në sezon përfshirë bonuset.

Related posts

PLAS TEK SKËNDERBEU/ Skuadra bojkoton stërvitjen si një shenjë revolte për…

Delo.autor

LIGA E KOMBËVE/ MAQEDONIA publikon listën, në të dhe KATËR SHQIPTAR

Isa.Autor

Atl Madrid nuk dorëzohet për Filipe Luis, kërkon një MAL ME PARA nga PSG

Isa.Autor

Leave a Comment