Futboll Sport

RILINDJA E KUMBULLËS/ Dukej një mision i pamundur, por qendërmbrojtësi kuqezi ndryshon Mourinhon

Ti ndryshosh idenë Jose Mourinho nuk është e lehtë, përkundrazi, është shumë e komplikuar, shkruan “La Gazzetta dello Sport”. Por nëse tekniku portugez sheh angazhim maksimal, personalitet dhe vendosmëri jo vetëm që ndryshon ide, por të jep besim dhe një fanellë titullari. Kjo është pa diskutim historia e Marash Kumbullës tek Roma këtë sezon.

Kumbulla

Të shtunën në sfidën kundër Verona, ish ekipi i tij, Kumbulla është projektuar si titullar nga Jose Mourinho, së bashku me Smalling do të formojë dyshen e qendrës. Mancini është i skualifikuar, Ibanez i dëmtuar, në këto kushte kjo lëvizje duket më shumë si një domosdoshmëri se sa një zgjedhje. Në fakt, sipas të përditshmes italiane, në rastin e Kumbullës është më shumë një zgjedhje. Pas sfidës kundër Bodo, Mourinho e nxori jashtë planeve futbollistin shqiptar, por pak nga pak me shumë përulësi, Kumbulla rifitojë besimin e portugezit.

Kumbulla

Deri më tani, qendërmbrojtësi ka luajtur 17 ndeshje, ndërsa vetëm në muajin e fundit është aktivizuar në 4 ndeshje nga 6 të mundshme, një tregues i qartë që Kumbulla ka rifituar besimin e Mourinho.

Related posts

PREZANTIMI I EDY REJAS/ Trajneri i ri i Kombëtares: Kontrata ime është deri në nëntor, më pas…

Delo.autor

TËRBOHEN TIFOZËT E MILANIT/ Pas kartonit të kuq, “BOMBA” e ICARDIT “godet” keq HIGUAININ

Isa.Autor

NDESHJE E ÇMENDUR/ Supergol nga Batha, Torassa shkelmon Kukësin

F.autor

Leave a Comment