Bundesliga Futboll Sport

AKUZA NDAJ BAYERN MUNICH/ “Bild”: Turp si po silleni me Lewandowskin, meriton më shumë respekt

Bajerni dhe tre musketierët, kur do të vijë koha që ata të rinovojnë? Kontratat e Manuel Nojerit, Tomas Mylerit dhe Robert Levandovskit skadojnë në verën e 2023-shit.

Të tre këta lojtarë do të donin të rinovonin me skuadrën gjermane. Për momentin vetëm kapiteni dhe portieri i kombëtares gjermane duket se është më pranë rinovimit, pas tij qëndron Tomas Myler.

Por bomberi Robert Levandovski është ende duke pritur për një sinjal nga drejtuesit. Deklarata pas ndeshjes në Frankfurt ishte tronditëse për të gjithë.

“Është hera e parë që dëgjoj diçka të tillë”, tha polaku kur u pyet për fjalët e Salihamixhiçit i cili mësohet t’i ketë kërkuar sulmuesit rinovimin. “Bild” shkruan se fakti që një nga lojtarët më të mirë të dekadës së fundit nuk ka takuar ende drejtuesit për të folur rreth të ardhmes, kjo sjellje është e patolerueshme.

Asnjë sinjal, asnjë takim apo shenjë që Levandovski duhet të qëndrojë në klubin me të cilin fitoi gjithçka! E turpshme! Pyetja e madhe që shtrohet është:

Përse? Dhe nëse objektivi Haland në fund të sezonit është një arsye reale, përse negociatat e rinovimit me Levandovskin kanë ngecur?

Gazetari i njohur gjerman, Andre Albers, tregon situatën.

“Bajerni është duke mbajtur gjallë shpresat për një transferim të Halandit për sezonin e ardhshëm, edhe pse kriza financiare që ka sjellë Koronavirusi mund të bëjë që ky objektiv të mos arrihet në fund.

Gjithsesi, mënyra se si po e trajtojnë këtë temë në Mynih nuk është korrekte kundrejt sulmuesit polak i cili meriton më shumë respekt pasi në të kaluarën është treguar besnik me bavarezët.

Po flasim për kohën kur Reali i Madridit e kërkonte me patjetër”, u shpreh gazetari i njohur. Gjithsesi, për të parë se si do të shkojnë gjërat, na duhet të presim fundin e këtij sezoni.

Leva dhe Bajerni janë ende në garë për të fituar kampionatin me bavarezët të cilët janë me një dorë te titulli i 32-të në historinë e klubit, ndërsa dhe në Champions shanset që gjermanët të shkojnë në finale janë të mëdha, edhe pse djemtë e Nagelsmanit nuk shkuan më shumë se një barazim 1- 1 në ndeshjen e fundit të luajtur në Salcburg në sfidën e parë të fazës së 1/8-ve.

Related posts

FORMULA 1/ Akuza që po bën xhiron e botës, Hamilton: Kjo garë është e trukuar (VIDEO)

Delo.autor

Merkatoja e Milanit / Ja talentet në Gjermani, të piketuara nga Mirabelli

Q.Autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Gati shkëmbimi i bujshëm PSG-Real Madrid për yjet…

Delo.autor

Leave a Comment