Futboll Seria A Sport

BAJRAMI DREJT MILANIT/ Trajneri i Empolit: Si Benaser dhe Kruniç. Asllani? Ajo që bën është gjë e madhe

Futbollistët shqiptarë të Empolit kanë pushtuar mediat italiane pasi janë kthyer në objektiva të klubeve më të rëndësishme të futbollit përtej Adriatikut. Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani raportohet se janë të dy objektiva të merkatos së Milanit dhe zërat janë shtuar pas deklaratave të fundit të trajnerit të Empolit, Aurelio Andreacoli i cili ka bërë disa krahasime mjaft interesante.

“Bajrami te Milani? Kam dëgjuar pak më parë të thuhet se Benaser ishte më i miri në fushë ndaj nesh dhe ai ka qenë pjesë e jona, ashtu si edhe Kruniç. Bajrami dhe Zurkovski janë në të njëjtën rrugë. Duhet të bëjnë ndonjë progres, ndonjë hap para, por unë mendoj se e ardhmja e tyre është më e rëndësishme se skena që ofron Empoli. Por jo vetëm ata dy… Ka të tjerë që janë shumë-shumë të rëndësishëm”, theksoi trajneri i Empolit para gazetarëve.

Një emër me shumë të ardhme është padyshim Kristjan Asllani, për të cilin Andreacoli nuk kursen kurrë elozhet. “Ndaj Milanit ka gabuar vetëm dy pasime. Ka personalitet, Interpretim, kilometra të bërë në fushë… Mund të ketë bërë 12 kilometra, për një organizator është gjë e madhe. Ne që e vëzhgojmë themi se është gjë e madhe, por ka edhe gjëra të tjera”, theksoi trajneri i Empolit për talentin shqiptar i cili do të ftohet në grumbullimin e kombëtares A për miqësoret ndaj Spanjës dhe Georgjisë.

Related posts

NA LA PA FRYMË/ Interi zbukurohet, por vëmendja ka shqetësuar MOTRËN SEKSI të Gabigol (FOTO)

Isa.Autor

KRIZA E COVID-19 GODET RËNDË MILAN/ “Kuqezinjtë” me buxhet të limituar në merkato

Delo.autor

MANCHESTER CITY-TOTTENHAM/ Guardiola kërkon të hakmerret për eliminimin nga Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment