Futboll Sport

BARAZIMI NDAJ “DARDANËVE”/ Granit Xhaka: Ndeshja e 100-të e veçantë, Kosova…

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur pas ndeshjes duke thënë se Kosova luajti mirë në barazimin 1-1. Xhaka zhvilloi dje ndeshjen e 100- të në karrierë me kombëtaren. Ai pohoi se ndeshja ishte me plot emocione.

“Nuk ka pasur shanse që ndeshja ime e 100-të me Zvicrën të ishte ndryshe, pasi luajta kundër Kosovës, vendlindjes sime që e dua shumë.

Ishte një ndeshje e mirë, ku dy ekipet treguam lojë të mirë. Por nuk shfaqëm më të mirën, si Kosova ashtu edhe ne. Kosova është një ekip shumë i mirë, me lojtarë individual cilësorë.

Po forcohet si ekip me lojtarë të rinj dhe besoj se ka një të ardhme të ndritur. Nuk mendoj se vetëm ne kishim emocione, por edhe lojtarët e Kosovës që janë rritur në Zvicër.

Në përgjithësi ishte një ndeshje emocionale për të gjithë. Kam vendosur herët të luaj për Zvicrën dhe nuk kam pasur shanse më vonë ta ndërrojë vendimin”, ka thënë Xhaka.

Related posts

SFIDA E PARË HISTORIKE PAS KUALIFIKIMIT/ Vllaznia e pëson nga një penallti në Champions League për femra

Delo.autor

NË PRAG TË FINALES/ Sergio Ramos: Kemi 5 vite që flasim vetëm për Mourinhon, nuk e vendos…

Isa.Autor

FRIKË TEK KAMPIONËT E ANGLISË/ COVID-19 prek dhe futbollistin e katërt të Klopp, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment