Futboll Seria A Sport

BLLOKIMI I PRONAVE TË ABRAMOVIÇ/ Ja çfarë i ndalohet klubit të Çelsit. Londinezët i shpëton një trajtim special

Qeveria britanike ka vendosur ngrirjen e të gjithë aseteve të Roman Abramoviç, si pjesë e masave të ndërmarra kundër oligarkëve rus që kanë mbështetur Vladimir Putin dhe pushtimin e Ukrainës. Pjesë e tyre është edhe klubi i Çelsit, i cili tashmë është në telashe të mëdha, pasi do të përballet me një situatë të paprecedent.

Londinezët do të vuajnë në mënyrë direkte këtë vendim pasi si fillim plani i Abramoviç për të shitur klubin, nuk mund të vihet në veprim. Por jo vetëm kaq, pasi klubit i është bërë të ditur se nuk mund të shesë më bileta për ndeshjet e tij, apo të firmosë me futbollistë të rinj. Njëkohësisht, duhet që të mbyllë dyqanin dhe të pezullojë shitjen e të gjitha objekteve të marketingut.

Por statusi që ka klubi si “aset i rëndësishëm kulturor” i jep një leje të veçantë që të vazhdojë funksionimin e tij, që do të thotë të marrë pjesë në aktivitete, por me Abramoviç i cili nuk do të ketë asnjë lloj përfitimi financiar.

Në stadium nga tani e tutje do të lejohen vetëm tifozët të cilët kanë blerë abonetë sezonale. Edhe pse merkato cilësohet e bllokuar tashmë zyrtarisht, pasi nuk do të lejohet blerja e lojtarëve, stafi dhe futbollistët aktualë do të vazhdojnë të paguhen rregullisht dhe shërbimet e stadiumit do të funksionojnë normalisht në ditën e ndeshjes.

Related posts

SKANDALI/ Tensioni te penalltia, Longo shkoi të konfliktohej me stafin e Laçit. E qetësoi vetëm… (VIDEO)

Delo.autor

TOKIO 2020/ Skandal në “Fshatin Olimpik”, atletët kapen duke konsumuar alkool, priten…

Delo.autor

DËSHTIMI QË PËSOI KUNDËR CHELSEAT/ Xhaka synon: Europa League s’e fitova dot, dua me Zvicrën…

Delo.autor

Leave a Comment