Futboll Gossip Sport

“NUK MARTOHEM ME PIKE”/ Shakira tregon arsyen: Dua që të mos më shohë si gruaja e tij por…

Kanë më shumë se 10 vite bashkë dhe kanë dy fëmijë, por Zherard Pike dhe këngëtarja Shakira nuk janë ende burrë e grua, por vetëm “partnerë”. Sipas këngëtares së njohur, kjo situatë do të vazhdojë, pasi ajo nuk dëshiron të martohet me mbrojtësin e Barcelonës.

Këngëtarja kolumbiane ka treguar se është shumë e lumtur përkrah Pike në familjen që kanë krijuar me të vegjlit Milan dhe Sasha, por statusi i saj nuk do të ndryshojë duke “zyrtarizuar” bashkimin e tyre.

“Nuk dua që të më shohë si gruaja e tij, por më shumë si e dashura. Si një fryt i ndaluar. Preferoj që ta mbaj gjithmonë në gatishmëri dhe të mendojë se çdo gjë është e mundur në bazë të sjelljes së tij”, shpjegoi këngëtarja në “Planet Weird.”.Megjithatë ajo ka pranuar më pas se e frikësonte ideja e martesës, dhe se nuk mendonte se fustani i bardhë i shkonte. Shakira pranoi se kishte vendosur të jetonte në Barcelonë për shkak të dashurisë që kishte për Pike, por shpresonte që në të ardhmen të kthehej në Majemi, për të vazhduar karrierën e saj.

Related posts

Gjehet akordi, ikona e Bayern Munich nuk largohet nga Bavaria

Sadik.Autor

“TRE EKIPE KANË DIÇKA MË SHUMË”/ Gasperini heq dorë nga titulli: Ne jemi me Fiorentina-n dhe Torino-n…

Delo.autor

MERKTATO/ Chelsea kërkon përforcime në mesfushë, hyn në garë për futbollistin e Nice

Q.Autor

Leave a Comment