Futboll Sport

E BUJSHME/ Kuqeziu Marash Kumbulla kërkohet edhe nga Liverpool

Mbrojtësi i kombëtares kuqezi Marash Kumbulla po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon në Serie A, me Hellas Veronën ku është kthyer në një mur për skuadrat kundërshtare. Shumë klube janë vënë në gjurmët e Kumbullës, të cilët e duan në ekipet e tyre respektive.

Pas Manchester United dhe Manchester Cityt, në skenë ka dalë dhe një tjetër skuadër angleze që kërkon shërbimet e mbrojtësit nga Malësia e Madhe. Bëhet fjalë për Liverpoolin e Jurgen Klopp të cilët po ndjekin me shumë kujdes situatën e futbollistit shqiptar. Sipas asaj që raporton “Mirror” në shkallët e stadiumit në ndeshjen që Verona luajti ndaj Juventusit, kanë qenë dhe skaut të Liverpoolit.

Gjithashtu mësohet se drejtuesit e klubit “të kuq”, janë duke përgatitur një ofertë për mbrojtësin gjatë merkatos së verës. Klubi i Veronës i ka vendosur një çmim prej 25 milionë paundësh futbollistit, shifër kjo e papërfillëshme për një klub si Liverpool.

 

 

Related posts

Courtois: Unë arrij aty ku portierët e tjerë nuk munden

Sadik.Autor

TATUAZHET DËMTOJNË FUTBOLLISTËT/ Studimi i bërë së fundmi tregon arsyet pse ndodh kjo

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Asnjë “ish” në fushë, 15 lojtarë luajnë për herë të parë në sfidën Tirana-Partizani

Delo.autor

Leave a Comment