Futboll Gossip Sport

DITË SPECIALE PËR ARMANDO BROJËN/ Sulmuesi i Kombëtares uron njeriun e veçantë (FOTO)

Armando Broja aktualisht ndodhet i grumbulluar me Kombëtaren shqiptare për t’u përgatitur për dy ndeshjet miqësore, ndaj Spanjës të shtunën në transfertë në orën 19:45 dhe ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “AIR Albania” të marten në orën 18:00.

Nëpërmjet një postimi në “Story”-n e profilit të tij në rrjetin social “Instagram”, sulmuesi i Sauthemptonit I ka bërë një urim motrës së tij për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen motra e vogël, kalofsh një ditë të këndshme”, ishte mesazhi i Brojës.

Aktualisht 20-vjeçari në këtë sezon në të gjitha kompeticionet me fanellën e Sauthemptonit është aktivizuar në total në 31 ndeshjen nga ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 1 asist.

Related posts

Mesazhi emocional i Aguerro-s pas eliminimit të Argjentinës, nuk përmend trajnerin

Isa.Autor

E BUJSHME/ Higuain reflekton mbi të ardhmen, del në skenë pista e çuditshme

Delo.autor

Ja 4 personat që do të vendosin fatin e Arsene Wenger tek Arsenali

Q.Autor

Leave a Comment