Futboll Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Levandovski mund të firmosë me skuadrën e…

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, Atletiko e Madridit mund të nënshkruajë me Robert Levandovskin.

Sipas asaj që raporton “El Chiringuito”, bomberi polak nuk ka vulletin për të firmosur rinovimin e kontratës me Bajernin e Mynihut, nga ku është në skadencë më 30 qershor 2023.

Golashënuesi i Bundesligës mund të largohet me një vit më herët nga kontrata që i skadon për tu transferuar në Madrid, jo me fanellën e Realit, por atë të Atletikos, rivalëve të përjetshëm të “Los Blancos”.

Aktualisht me fanellën e Bajernit, Robert Levandovski është aktivizuar në total në Bundesliga në 24 ndeshje duke e tundur rrjetën plot 28 herë.

Related posts

I SËMURË ME LEUCEMI/ Mihajlovic nuk heq dorë nga trajnimi i ekipit, ja reagimi i tij

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Ukrainë-Anglinë “Olympico”. Rezultati 0-4

Delo.autor

ALARM PARA DUELIT KUNDËR NAPOLIT/ Interi me 3 titullarë të dëmtuar

Delo.autor

Leave a Comment