Futboll Sport

E PAPRITUR/ Problemet në zemër e çuan drejt tërheqjes nga futbolli, ylli i Barcelonës mendon…

Pas problemeve në zemër që shoqëruan karrierën e tij në muajt e parë pas transferimit te Barcelona, Serxhio Aguero u detyrua të njoftonte tërheqjen nga futbolli i luajtur pas konsultimit me mjekët. Por në ditët e fundit duket se argjentinasi po mendon një rikthim të bujshëm në fushën e blertë, siç ka lënë të mendohet në intervistën e dhënë për” TyC Sports” ku ka pohuar se ky opsion është gjithmonë në mendjen e tij.

“Më është ngulitur në kokë ideja se mund të kthehem e të luaj sërish futboll. Mjekët më thanë se duhet të qëndroj 5-6 muaj pa aktivitet por unë kam dëshirë të rikthehem në stërvitje”, tha argjentinasi.

Në përfundim të intervistës 33-vjeçari u ndal të bënte dhe një koment në lidhje me Diego Armando Maradonën, gjyshi i djali të tij, duke theksuar se kujtimi i tij është gjithmonë i pranishëm.

“Kur flas për të, më duket sikur ai është ende mes nesh. Për mua do të jetë gjithmonë kështu. Lidhja që kishim ishte e veçantë dhe ashtu do të mbetet gjithmonë në mendjen time”, u shpreh Aguero. /Panoramasport

Related posts

NDRYSHON HIERARKIA NË KOMBËTARE/ Duka gradoi Hysajn kapiten të Kombëtares, ja si reagon Mërgim Mavraj

Delo.autor

Fanella e arabëve, ja gabimi trashanik në bluzën e lojtarit të Vijarealit

Sadik.Autor

“Milani kalon në kriza”/ Mund të detyrohet të shesë yjet më të mëdha

Sadik.Autor

Leave a Comment