Së fundmi, në platformën e blerjeve online, “Ebay”, ka dalë në ankand shitjeje fanella e tij me skuadrën angleze, e firmosur nga vetë ai. Çmimi minimal që shkon për këtë fanellë është 820 paund, me fitimet që do të shkojnë për bamirësi.

Broja Fanella

Por edhe fanella e Marash Kumbullës ka dalë në ankand,me qëlimin e mbledhjeve të sa më shumë fondeve për fëmijët në Ukrainë. Në Instagram, Kumbulla thotë:

“Fanella e 50 paraqitjeve të mia të para për Romën është e veçantë dhe për këtë arsye dua ta përdor për të ndihmuar një kauzë shumë të rëndësishme. Ju lutemi na ndihmoni të mbështesim fëmijët ukrainas së bashku”.