Futboll Sport

“GJIMSHITI MË I SHTRENJTI, KURSE BROJA…”/ Vlera e të gjithë futbollistëve të grumbulluar nga Reja për miqësoret e marsit

Shqipëria do të luajë dy takime miqësore, ndaj Spanjës më 26 mars në Barcelonë dhe ndaj Gjeorgjisë tri ditë më vonë në Tiranë.

Këto sfida pritet që të jenë edhe një test për ekipin kombëtar, ku një prej tyre, Spanja, është ndër ekipet më të forta në botë. Në kuadër të këtyre ndeshjeve, trajneri Edi Reja ka shpallur listën me emrat e 26 lojtarëve të grumbulluar.

Një listë me shumë pak ndryshime nga ajo e fundit, ku është rikthyer sulmuesi Rei Manaj, ndërsa në mbrojtje mungojnë Trashi dhe Veseli. Mungesë ka edhe në portë, ku Selmani i dëmtuar është zëvendësuar nga Elhan Kastrati, që grumbullohet për herë të parë.

Në mbrojtje afrim është edhe i riu Ardian Bajrami i Benfikës U-23, ndërsa pjesa tjetër e pandryshuar. Në mesfushë mungon Çokaj ndërsa siç pritej një vend në Kombëtare ka edhe për Kristjan Asllanin. Ndërkaq, rikthehet me kuqezinjtë sulmuesi Xhakomo Vrioni, i cili po kalon gjithashtu një formë të mirë në Bundesligën austriake, së bashku me mbrojtësin Ivan Balliu, që ka munguar te kuqezinjtë në takimet e fundit për shkak të problemeve fizike.

 

 

Ndërkohë ditën e sotme, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, FSHF ka bërë me dije se lista ka pësuar ndryshime. Mbrojtësi Enea Mihaj, ka rezultuar pozitiv me COVID, ndërsa mesfushori Nedim Bajrami ka pasur simptoma gripale dhe temperaturë të lartë paditen e së dielës.

Në këto kushte trajneri Edoardo Reja ka vendosur të thërrasë në Kombëtare mbrojtësin Herdi Prenga, i cili po bën paraqitje të mira këtë sezon me skuadrën e Kisvárdas në Hungari dhe mesfushorin Endri Çekiçi.

“Panorama Sport”, ka bërë së fundmi një hulumtim, për sa i përket vlerës në treg të të gjithë fubollistëve të grumbulluar nga trajneri Edi Reja, për këto 2 miqësore. Sipas “Transfermarkt”, në total, vlera e 26 futbollistëve, duke përfshirë edhe Bajramin dhe Mihajn, shkon 96.95 milionë euro.

Lista kryesohet nga Berat Gjimshiti që aktualisht vlen 20 milionë euro. Ndërkohë që në top 5-she, ndodhen Marash Kumbulla, Nedim Bajrami, Armando Broja dhe Elseid Hysaj, i cili ndan vendin e pestë së bashku me Thomas Strakoshën. Të dy këta futbollistë vlejnë 7 milionë euro.

Aaaaaa

Lista mbyllet nga Ermir Lenjani, i Grasshopers. Vlera e anësorit të majtë ka zbritur në vetëm 200 mijë euro, ndërkohë që për 19-vjeçari Adrian Bajrami nuk ka ende një vlerë nga faqja e specializuar “Transfermarkt”. Ajo pritet të përditësohet në ditët në vijim. Ja lista e plotë:

  • foto galeri

Related posts

SFIDA ELIMINATORE “EURO 2020″/ Franca 1 miliardëshe përballë Kombëtares modeste

Delo.autor

FRIKË NGA TRAZIRAT/ Klubi i Vllaznisë merr masat për sfidën ndaj “Demave”. Në stadium ndalohen…

Delo.autor

ITALI-ANGLI/ Hyri në fushë dhe ndërpreu ndeshjen, shikoni se si ju del duarsh tifozi rojeve të “Wembley” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment