Futboll Seria A Sport

FENOMENAL/ Askush si RONALDO në Itali dhe Europë, portugezi një PËRBINDËSH GOLASH 

Ai nuk di të pushojë. Cristiano Ronaldo, pavarësisht 33 viteve mbi supet e tij dhe shumë lojrave në këmbë, pas një karriere të gjatë e në nivelin më të lartë, edhe në këtë fillim të sezonit me Juventusin i ka luajtur pothuajse të gjitha ndeshjet.

Fenomeni portugez ka qenë gjithmonë në fushë si startues (titullar) në tetë ndeshjet e para të Seria A dhe mbi të gjitha nuk është zëvendësuar. Në Ligën e Kampionëve (2018-2019) ai ka luajtur deri më tani vetëm 29 minuta, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në sfidën kundër Valencias dhe pastaj pezullimit të mëpastajmë kundër Young Boys.

Një skualifikim, i cili e bëri Allegrin ta “shtrydhë” Cristiano Ronaldon në kampionat, në këmbim të 4 golave, 4 asisteve dhe një kontributi të vazhdueshëm në fitoret e Juventusit.

TOP SULMUESIT NE SERIA A

FUTBOLLISTI MINUTA LOJE
CRISTIANO RONALDO 720′
CIRO IMMOBILE 654′
EDIN DZEKO 630′
MAURO ICARDI 487′
GONZALO HIGUAIN 450′

Performanca e Cristiano Ronaldos është edhe më e shquar në krahasim me atë të sulmuesve të tjerë të mëdhenj në Europë, sepse askush nuk ka luajtur si portugezi në ligën përkatëse.

TOP SULMUESIT NE EUROPE

FUTBOLLISTI MINUTA LOJE
CRISTIANO RONALDO 720′
LIONEL MESSI 665′
KARIM BENZEMA 612′
SERGIO AGUERO 582′
ROBERT LEWANDOWSKI 529

Messi është i dyti në këtë renditje të veçantë, siç është raportuar nga “La Gazzetta dello Sport”. Argjentinasi i Barcelonës, në fakt ka regjistruar 665 minuta aktivizim, kundër 720 minutave të CR7. Karim Benzema është i treti, me 612 minuta lojë.

Në Itali, në vend të sulmuesve të mëdhenj, me më shumë minuta të luajtura, pas Cristiano Ronaldos, është Ciro Immobile. Por “bomba” e vetme e kampionatit italian, për të qenë në gjendje të mburren me të njëjtin rol të portugezt, janë Belotti i Torinos dhe Caputo i Empolit.

Për më tepër, falë pushimit të dakorduar me Portugalinë, që do ta lejojë atë të humbasë angazhimet e tetorit dhe nëntorit me kombëtaren, Cristiano Ronaldo me siguri do të jetë titullar kundër Genoa. Koha e aktivizimit, me pak fjalë, është e destinuar të rritet.

Related posts

LËSHON “TENTAKULAT” NË SERIE A/ Barcelona me sytë nga Milani, kërkon liderin e “kuqezinjve”…

Delo.autor

“SKA JUSTIFIKIM”/ Gatusso “nën presion”: Duhet të mundim Lazion për…

F.autor

“SHUHEN SHPRESAT” TEK MANCHESTER UNITED/ Mandzukic gjen akordin me gjigantin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment