Futboll Sport

KAOS NË HOLANDË/ Tifozë në fushë dhe portieri goditet me gotë birre, arbitri ndërpret përfundimisht ndeshjen

Në ndeshjen e mbrëmshme mes Viteshes dhe Spartës së Roterdamit kanë ndodhur incidente shumë të rënda saqë arbitri u detyrua ta anulonte si sfidë.

Viteshe, kundërshtari i radhës i Romës në Ligën e Konferencës, janë përfshirë në një episod të keq.

Tifozët e skuadrës së njohur holandeze hodhën një gotë birrë në drejtim të portierit të Spartës së Roterdamit duke e goditur në kokë.

Gjithashtu në minutën e 90+2′ u pa një tifoz i Viteshes duke hyrë në fushë dhe duke nxehur me gjestet e tij portierin kundërshtar.

Arbitri u detyrua të ndërpresë fillimisht ndeshjen për gjysmë ore dhe më pas përfundimisht me rezultatin 0-1 për ekipin nga Roterdami.

 

Related posts

Mascherano kërkoi largimin, Barcelona merr vendim befasues për argjentinasin

Q.Autor

ËSHTË VETËM 19-VJEÇ/ FSHF e injoron, Panathinaikos grumbullon shqiptarin për derbin me Olimpiakos. Ja emri…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Pas gafës qesharake nga portieri, Ramsej shënon për Juventus. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment