Futboll Sport

LARGIMI I MYLERIT/ Fundi i një epoke. Bajerni i Mynihut mendon për zëvendësuesit

Tomas Myler është një njeri me fjalë të qarta. Me synimin për të ardhmen e tij, ai tani i jep një fund të mundshëm karrierës së tij në vitin 2025 në Mynih.

Te Bajerni, duhet të filloni të mendoni se kush mund ta ndjekë veteranin i cili mund të largohet para kohe për shkak se ende nuk ka rinovuar me kampionët në fuqi.

Nuk mund të mendohesh dy herë për rëndësinë e Tomas Mylerit për bavarezët. Për sa i përket futbollit, 32-vjeçari shkëlqen me inteligjencën e lojës, instinktin e tij të golit dhe forcën e tij si ofrues.

Myler është aktualisht lojtari me më shumë asistime në gjithë Europën këtë sezon (19) dhe në tabelën e golashënuesve të të gjitha kohërave të Champions Ligës, ai është i shtati me 50 gola të përfshirë, për të përmendur vetëm dy statistika. Pothuajse po aq të rëndësishme janë edhe cilësitë e tij njerëzore.

Vendlindja e gjermanit (Mynihu) shërben jo vetëm si model, por edhe si drejtues në ekip. Me qëndrimin e tij të lehtë (pothuajse) gjithmonë me humor të mirë, ai pritet mirë nga të gjithë dhe pranohet nga ekipi si folës i radio “Müller” brenda dhe jashtë fushës.

Ylli i Bajernit kujtoi personalisht se epoka e Mylerit duhet të përfundojë në një moment. Në një konferencë për shtyp në kuadër të udhëtimit ndërkombëtar me DFB-në, ai shpjegoi:

“Kam parasysh se dua të luaj futboll në nivelin më të lartë deri në vitin 2025. Kështu ndihem për momentin”. Kështu që, gjermanët kanë ende disa vite për të krijuar një pasardhës edhe pse në rast të një largimit surprizë duhet të veprojnë më shpejt. Por kush do të konsiderohej si “Myler 2”?

ALTERNATIVA

Opsioni më i dukshëm është Jamal Musiala. 19-vjeçari tashmë po vepron si rezervë e Mylerit në Mynih dhe po bën më shumë se mirë me tre gola dhe pesë asistime këtë sezon në Bundesligë.

Ndërkohë që Florian Virc, Xhovane Rejna, Kai Haverc dhe Dani Olmo janë alternativat jashtë klubit të Bajernit i cili duhet të mendojë për një zëvendësues të mundshëm të Mylerit, i cili mund të quhet edhe fundi i një epoke në skuadrën më të titulluar në Gjermani.

Related posts

KALLAKU NUK BËN EFEKT/ Lokomotiva Zagrebit nuk i ngjan aspak ekipit të sezonit të kaluar

Delo.autor

TRE PRETENDENTËT KRYESORË TË CHAMPIONS LEAGUE/ Kë favorizojnë kompanitë e basteve për t’a fituar kupën

Isa.Autor

“124 GOLA DHE 39 ASIST”/ Icardi kujtohet për Inter: Faleminderit për gjithçka… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment