Futboll Sport

LISTA E KOMBËTARES/ Kush është Ardian Bajrami, lojtari i Benfikës që u thirr nga trajneri Reja

Mbrojtësi Ardian Bajrami ishte një nga 3 risitë e listës së trajnerit Edi Reja, për 2 sfidat e muajit mars. Bëhet fjalë për një element cilësor, i cili jep siguri për të ardhmen. Futbollisti i talentuar ka lindur në Zvicër në vitin 2002 dhe aktualisht është pjesë e ekipit të Benfikës U-23.

Bajrami ka qenë pjese e moshave U-16, U-17, U-18 të Zvicrës dhe dy vite më përpara është grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë.

19-vjeçari edhe pse ka lindur në shtetin zviceran, është pajisur me pasaportë shqiptare dhe së fundmi arriti të bindte trajneri Reja, për ta bërë pjesë të Kombëtares A.

Ndërsa, sa i përket klubit, ai është rritur të moshat e Jang Bojs dhe gjatë një turneu me U-17 ai ka arritur në finale kundër Benfikës U-17.

Portugezët e fituan ndeshjen, por paraqitja në fushë e Adrian Bajramit impresionoi drejtuesit e Benfikës dhe në 2018 ata paraqesin një ofertë te Jang Bojs dhe ishte një mundësi që nuk duhej humbur, pasi akademia e Benfikës njihet si nga më të mirat në Europë për nxjerrjen e talenteve. Bajrami shihet si një nga lojtarët me të ardhmen më premtuese, pasi si një 19- vjeçar ka kaluar tek ekipi U23.

Ai luan në pozicionin e qendërmbrojtësit dhe zgjedhja e tij ishte Kombëtarja Shqiptare. 19-vjeçari njihet për shtatlartësinë e tij, pasi është 1.88m i gjatë, dhe aktualisht aktivizohet tek ekipi i 23-vjeçarëve të Benfikës. Panorama Sport

Related posts

PAS KUALIFIKIMIT NË CONFERENCE LEAGUE/ Teuta “sfidon” mosbesuesit: Ne jemi kampionët

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ “Djajtë e Kuq” ndalen në “Old Trafford”, Totenhemi triumfon në frymën e fundit

Delo.autor

MIQËSORE/ Pas një pasimi nga Grealish, Sulmuesi Sancho ndëshkon Irlandën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment