Futboll Premier League Sport

Pogba: Po kaloj një sezon fantastik tek Manchester United

Francezi ishte për herë të parë kapiten këtë sezon dhe mund ta bartë këtë shirit pasi që nga United pritet të pensionohet Michael Carrick

Paul Pogba ka pranuar se është i lumtur me formën e tij në Manchester United kurse ka thënë se ndihet i “nderuar’ pasi që ai ka  qenë kapiten në momentin kur Carrick pritet të pensionohet në fund të sezonit.

“Kisha një lëndim të madh dhe mungova në shumicën e ndeshjeve por tani ndihem shumë më mirë. Këtë po e tregojë edhe tani kur po bëj më shumë asista. Nuk po e godas shtyllën më sikurse sezonin e kaluar kështu që jam i lumtur. Po ashtu kam pasur gisht në shumë gola këtë sezon.

Pogba ka kontribuar me gjashtë gola dhe 11 asiste deri me tani në Premier Ligë dhe Ligën e Kampionëve.

Ai ishte kapiten për herë të parë, me Jose Mourinhon i cili ia dha për herë të parë shiritin e kapitenit kundër Baselit dhe në ndeshjes kundër Burnleyt, Southamptonit, Evertonit dhe Derbyt.

“Është një gjë e mirë që menaxheri me bëson mua dhe lojtarëve. Ishte nder për mua ta vendos shiritin e kapitenit madje ta vëja dhe të luaja në Old Trafford. Pra, po jam shumë krenar për këtë”.

Related posts

ANALIZA/ Bayern Munich me mbrojtje të hekurt, Kimmich truri i ekipit

Delo.autor

Nuk u aktivizua nga Panuçi, Abazaj shfaqet “i dëshpëruar” pas takimit (FOTO)

Sadik.Autor

I PËRJASHTUAR NGA “GJELAT” QË NË VITIN 2015/ Karim Benzemas i ndodh e pabesueshmja nga vendi i origjinës

Delo.autor

Leave a Comment