Futboll Seria A Sport

REI MANAJ TITULLAR/ Tiago Mota i bindur: Juventusi është për titull

Trajneri i Specias, Tiago Mota, ka deklaruar se përballja kundër Juventusit do të jetë mjaft e vështirë për ekipin që ai drejton. Duke folur për mediat italiane, Mota, që në të kaluarën e tij ka luajtur me Interin në Serinë A, ka thënë:

“Juventusi nuk është më ajo skuadra e fillimit të sezonit, kanë ndryshuar shumë dhe e shoh mes favoritëve për të fituar titullin. Ne e kemi të qartë se çfarë na pret, por do të përpiqemi të bëjmë një paraqitje të mirë në Torino.

Juventusi është mes favoritëve, por ne kemi objektivat tanë”.

Për takimin e së dielës pritet që trajneri i Specias, Tiago Mota, të kthejë në formacionin titullar sulmuesin kuqezi, Rei Manaj.

Related posts

Ndryshon plani/ “Ylli” i Realit gati të transferohet në Angli

Isa.Autor

Kupa e Botës/ Arbitrit italian i besohet ndeshja kryesore e Grupit B

Sadik.Autor

PËRMBALLJA MIQËSORE NDAJ BAYERN/ Trajneri Giampaolo: Rruga është e gjatë, por duhet…

Delo.autor

Leave a Comment