Futboll Sport

TOPI I ARTË/ Revolucion për sezonin e ardhshëm, ja si do të vlerësohet çmimi individual prestigjioz

“Top i Artë” është çmimi më prestigjioz në nivel individual për një futbollist dhe si i tillë ka prodhuar gjithmonë polemika për ata që e kanë fituar. Kjo ka bërë që “France Football” të ndryshojë formatin e këtij çmimi.

Prestigjiozja franceze ka menduar që te revolucianizojë formatin aktual, duke synuar që çmimi të bëhet më tërheqës për publikun. Por cilat do të jenë ndryshimet?

Do të vlerësohet performanca e lojtarit në një sezon(nga gushti në korrik) dhe jo në të gjithë vitin kalendarik. Edicioni tjetër i “Topit të Artë” do të përfshijë të gjithë sezonin 2021-2022. Kupa e Botës që do zhvillohet në Katar, do të merret në vlerësim për edicionin e vitit 2023.

Kjo do të bëjë që zgjidhja e fituesit të jetë më logjike dhe e drejtë. Gjithashtu do të ketë ndryshim dhe në sistemin e votimit. Vetëm përfaqësuesit e 100 shteteve kryesore në renditjes e FIFA-s do të lejohen të votojnë.

Related posts

“ZBËRTHEHET Pioli: Kampionat anormal! Serie A nuk e fiton kushdo. Napoli…

F.autor

Kimmich zbulon ëndrrat e tij të mëdha me klubin dhe Gjermaninë

Sadik.Autor

RIKTHEHET DUKATI/ Aleks Markez dominon Çmimin e Madh të Spanjës

F.autor

Leave a Comment