Futboll Sport

TRONDITËSE NË ITALI/ Tifozët e Veronës e teprojnë, i japin Rusisë koordinatat e…

Ndeshja mes Veronës dhe Napolit është një nga ndeshjet më intriguese të javës së 29-të të Serie A. Prej vitesh ka pasur një rivalitet të fortë mes dy tifozëve. Shpesh dhe me dëshirë kanë shkuar përtej ngacmimeve të shëndosha dhe nuk ka munguar as diskriminimi i turpshëm dhe territorial.

Një situatë që duket se ka degjeneruar duke gjykuar nga banderola e fundit e vendosur në Verona në prag të ndeshjes. Tifozët ultars të skuadrës veroeneze, në fakt, kanë ekspozuar një mesazh me flamujt e Rusisë dhe Ukrainë sipër dhe koordinatat e Napolit poshte. Kuptimi mund të jetë ai i një ftese për dy popujt që të bombardojnë Napoli-n.

Imazhet, të publikuara në rrjetet sociale nga faqja Tuttocurve, janë bërë menjëherë virale dhe kanë bërë të shpërthejnë komentet dhe reagimet negative. Një gjest që nuk do të jetë pëlqyer aspak nga klubi i Verona-s, që ka qenë shumë aktive në këto javë për t’i shkuar në ndihmë popullit ukrainas duke organizuar nisma për mbledhjen e ushqimeve, produkteve të nevojshëm dhe mjekimeve.

 

Related posts

Tifozët e TIRANËS për TURP/ Kapen me Albi DOKËN dhe i grisin fanelën në fushë (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Pas dëmtimit të Maignanit, Milan arrin marrëveshjen me portierin Mirante. Ja detajet e kontratës…

Delo.autor

KA FESTË TEK MILANI/ Çbllokohen tratativat Higuain-Bonucci-Caldara…

Sadik.Autor

Leave a Comment