Futboll Seria A Sport

ËSHTË MË I MIRI NË BOTË SIPAS MARADONËS/ Ylli i Seria A injorohet nga një kontinent i tërë

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly është përjashtuar nga lista e shkurtër e kandidatëve potencialë për fitimin e trofeut “Futbollisti Afrikan i Vitit 2018”, por lojtari i Juventus, Medhi Benatia është pjesë e saj. Përjashtimi i Koulibaly është kritikuar fuqishëm në rrjetet sociale, për shkak se ai ndihmoi Napolin që të garonte deri në fund të sezonit të kaluar për titullin në Seria A, duke u poziconuar në vend të dytë, teksa përfaqësoi Senegalin në Kupën e Botës dhe konsiderohet si qendërmbrojtësi më i mirë në botë për momentin.

Mesfushori i Milan, Franck Kessie është një tjetër futbollist afrikan që luan në Seria A të Italisë, që është lënë jashtë listës me kandidatët favoritë për fitimin e trofeut, por Benatia duket se është i prerë për të fituar, pas një dyshe trofesh me Juventus dhe udhëheqjes së Marokut në Rusi. Ish-sulmuesi i Inter, Samuel Eto’o mbetet futbollisti i fundit që ka fituar këtë trofe nga Serie A, duke siguruar vlerësimin rekord në podiumin e vitit 2010.

Lista përfundimtare e kandidatëve: Alex Iwobi (Arsenal/Nigeria), Mohamed Salah (Liverpool/Egjipt), Andre Onana (Ajax/Kamerun), Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal/Gabon), Anice Badri (ES Tunis/Tunizia), Riyad Mahrez (Manchester City), Denis Onyango (Uganda), Sadio Mane (Liverpool/Senegal), Medhi Benatia (Juventus/Morok), Walid Soliman (Al-Ahly/Egjipt).

Related posts

Rriten shanset e Man United për yllin e Juventusit, pasi PSG tërhiqet nga gara

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Southampton-Liverpool. Rezultati 0-1

Delo.autor

Barcelona kërkon zëvendësuesin e Iniestas, zbuloni kush janë alternativat e katalanasve…

Isa.Autor

Leave a Comment