Futboll Sport

“DUKET SE NUK KE LUAJTUR ME MË TË MIRIN”/ Aguero ndez polemikat me mesazhin kundër CR7

Leo Messi apo Cristiano Ronaldo? Kjo është pyetja e vështirë që bëhet në botën e futbollit prej 15 vitesh tashmë. Megjithatë, mund të kesh një mendim personal dhe të kërkosh të bindësh të tjerët duke përdorur statistikat.

Nga ana tjetër, argjentinasi dhe portugezi kanë vendosur rekord pas rekordi në karrierat e tyre, dhe kanë fituar pothuajse gjithçka që mund të fitohej. Edhe ata që kanë luajtur me të dy, kolegë të së kaluarës ose tashmes, janë të ndarë.

MË I MIRI – I fundit që ka mbajtur një anë ka q enë Kun Aguero, i cili nuk ka pak që është tërhequr nga futbolli për probleme kardiake, por që nuk e humb kurrë mundësinë që të japë mendimin e tij.

Siç ka shpjeguar AS, ish-sulmuesi ka marrë një asist perfekt nga postimi i bërë në Instagram nga Alejandro Garnacho, lojtar i ri argjentino-spanjoll, i cili luan me Under 17 të Manchester United.

Shoku i skuadrës i Cristiano Ronaldo-s ka komentuar tregolëshin e realizuar nga portugezi kundër Norwich-it, duke shkruar thjesht “më i madhi i të gjitha kohërave”.

Dhe ka shumë mundësi të mos e priste ndërhyrjen e Aguero-s,  me këtë të fundit që ka përfituar nga rasti për të përcaktuar një herë e përgjithmonë këndvështrimin e tij në lidhje me këtë çështje: “Duket se nuk ke luajtur kurrë me më të mirin, Leo Messi”, duke i bërë edhe tag shtatë herë fituesit të Topit të Artë.

REAGIME – Një koment që, edhe pse aspak i papritur, ka shkaktuar një seri reagimesh nga ana e të dy palëve. Fansat e Pleshtit i kanë bërë komplimentet Kun-it, duke nënvizuar superioritetin e argjentinasit kundrejt portugezit.

Por kanë ardhur edhe fansat e yllit të United, që kanë nënvizuar diferencat e mëdha  mes Premier League dhe Ligue 1.

“Sigurisht, më i miri i të gjitha kohërave shënon tregolësh në kampionatin më të vështirë në botë, ndërsa  frikacaku realizon tre asiste në një kampionat me nivel shumë të ulët. Të ka ardhur keq që një argjentinas ka thënë të vërtetën, eh?”.

Related posts

SFIDA NDAJ TOTTENHAM/ Habit Guardiola: Si ai ka 5 apo 6 lojtarë në Premier..

Delo.autor

“NUK E DUA SHQIPËRINË O VËLLA”/ Komentator mes ironisë: Udhëtoja 12 ORË të tmerrshme për ti parë

Delo.autor

U SHPALL KAMPION BOTE NË FORMULA 2/ Mick Schumacher: Mezi pres debutimin dhe të garoj kundër Vettel

Delo.autor

Leave a Comment