Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Reali nuk njeh kundërshtarë, Loss Blancos përmbysin Sevillan. Benzema bën sërish mrekullinë

Reali triumfon 2-3 me Sevillan, në Ramon Sanchez Pizjuan, në ndeshjen e vlefshme për La Liga.20 minuta lojë do i mjaftonin vendasve për të shënuar. Është pikërisht Ivan Rakitic që me një goditje mjaft të bukur, lë të shtangur në vend Courtouis.

Të shokuar dhe pa aftësinë për të reaguar, Loss Blancos pësojnë edhe të dytin me Lamelan në minutën e 25-të.

Ekipi i Ancelottit do e niste mirë pjesën e dytë dhe do ngushtonte shifrat falë Rodrygos.

Për të vendosur ekuilibrat mendon Fernandez, 7 minuta nga fundi.

Në limite, Benzema tregon se mbetet një nga sulmuesit më të mirë, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

Reali kryeson me 75 pikë, ndërsa ndiqet nga ekipi i Lopeteguit me 60 pikë.

Me këtë distancë pikësh, titulli duket shumë afër dhe ajo që mund t’ua heqë atyre nga duart është vetëm diçka e mbinatyrshme. Takimi shkoi për llogari të javës së 32-të.

Related posts

NUK DO TABESONI/ Ja lojtari më i mirë në botë për LEGJENDËN e Real Madridit…

Isa.Autor

PAS NJË JAVE KAMPIONAT/ Klubi i Superiores për rekord, asnjë vendas në formacion

Delo.autor

SHËNOI GOL “MAGJIK” NDAJ MANCHSTER CITYT/ Njihuni me yllin shqiptar që u vlerësua si lojtari i muajit

Delo.autor

Leave a Comment