Futboll Sport

E BUJSHME/ Prapaskenë para ndeshjes me Torinon, Maldini i telefonoi Dibalës

Milani po interesohet për “punësimin” e Paulo Dibalës që në fund të sezonit do të largohet nga Juventusi pas shtatë sezonesh bashkëjetesë.

Sipas një rindërtimit të ngjarjeve nga mediat italiane, mes palëve ka pasur më shumë se një kontakt, teksa telefonata e Maldinit në adresë të argjentinasit daton jo më larg se pesë ditë më parë.

Biseda ka qenë normale dhe drejtuesi kuqezi e ka testuar vullnetin e 28-vjeçarit për një aventurë milaniste. Burime rreth Dibalës konfirmojnë se ai nuk ka mbetur indiferent.

Mësohet se palët nuk kanë diskutuar detaje ekonomike, megjithatë sulmuesit i është prezantuar panorama rreth planeve të Milanit për të ardhmen.

Jemi ende në fazën e shkëmbimit të informacioneve dhe Maldini ka përvojën e mjaftueshme për të mos rënë pre e emocionit, megjithatë Dibala i është dukur i interesuar.

Reagim normal, sidomos kur rreth tij nuk ka ende një konkurrent që të jetë përfshirë me vendosmërinë e nevojshme për ta bërë argjentinasin që të refuzojë këdo.

REAGIMI I DIBALËS – Për t’u kuptuar se sa i gatshëm është Dibala për një transferim, mundësitë e Milanit dihen, megjithatë në rast largimi të Ibrës nevojitet një yll dhe ai mund të jetë 10-shi aktual i Juves.

Rroga do të ishte një problem, por “dekreti i rritjes”, një ligj italian, i lejon”Djallit” t’u afrohet kërkesave ekonomike të sulmuesit, i cili pretendon shifra rreth 8 milionë eurove.

Duke u rikthyer te telefonata e Maldinit, ajo ka kapurnë befasi edhe menaxherët e”Joya”-s. Situata është e qetëdhe Milani mund të jetë një destinacion, megjithatë nisma eMaldinit ka shërbyer për t’i konfirmuar Dibalës se interesi nukështë thjesht prodhim mediatik.

Related posts

“NUK NA LEJOHET TË SHKOJMË NË SHQIPËRI”/ Ndihmësi i Rejës: Kumbulla që në fillim dukej sikur…

Delo.autor

E TRISHTË/ Gjendet i vdekur në liqen babai i titullarit të Liverpulit

Delo.autor

KURSI I PËRGATITËSIT ATLETIK/ Trajneri Ranieri me mesazh nga Italia: Dua t’ju bëj komplimentet e mia… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment