Livepool 3-3 Benfica
Liverpool vazhdon më tej ëndrrën Champions League. Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp shkon në Gjysmëfinale, pasi eliminoi Benfican. Ndeshja e parë në Portugali ishte fituar 1-3, ndërsa sonte në Anfield sfida u mbyll 3-3.
Në minutën e 12-të, Everton do flirtonte me golin, por nuk do mund të realizonte dot. Kur nuk shënon, e pëson.
Yaremchuk në minutën e 73-të do tregonte se ekipi nga Portugalia kërkon të dalë me kokën lart nga ky kompeticion. Goli i 3-të vjen pas një assisti të Grimaldos.
Benfica do shënonte edhe të 3-tin me Nunez, 8 minuta nga fundi.
Te ekipi i Verissimos duhet të kënaqen me pjesëmarrjen, pasi përballë një kundërshtari të tillë, nuk mund të bësh diçka tjetër.
Atletico Madrid 0-0 Manchester City
Një biletë për në gjysmëfinale e pret edhe Manchester City. “Djajtë e kuq” kishin fituar 1-0 me Atletico Madrid në aktin e parë, ndërsa sonte në Ëanda Metropolitano nuk pati gola.
Në minutën e 30-të, “Qytetarët” do kishin shans për të “tundur rrjetën” me Gundogan, por turku s’do ishte efektiv.Djemtë e Guardiolës bënë siç duhet lojën që dëshiron trajneri i tyre, duke poseduar mirë topin dhe duke mos i lënë hapësira rivalit.
Pjesa e dytë do niste me spanjollët më kërkues. Ngacmimi i parë do vinte nga Griezmann, i cili provon me një të majtë tejet të rrezikshme.