Futboll Sport

E FUNDIT/ Shuhet Mino Raiola, konfirmimi vjen nga familja

Mino Raiola ka ndërruar jetë ditën e sotme. Shkak është bërë një kancer në mushkëri, teksa agjenti i njohur 54 vjeçar prej ditësh ndodhej në spital.

Konfirmimi ka ardhur edhe nga familjarët, sakaq këtë herë është e vërtetë, pas disa lajmeve të rrejshme të ditëve më parë.

 

 

Mino

Raiola do të mbahet mend si një nga agjentët më të famshëm të futbollit. Ai ka patur klientë shumë lojtarë të mëdhenj si Ibrahimovic, Donnarumma apo dhe Haaland.

“Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin e ndarjes nga jeta të agjentit më të kujdesshëm dhe të mrekullueshëm të futbollit që ka qenë ndonjëherë.Mino luftoi deri në fund me të njëjtën forcë që vendosi në tavolinat e negociatave për të mbrojtur lojtarët. Si zakonisht, Mino na bëri krenarë dhe nuk e kuptoi kurrë.Mino preku kaq shumë jetë përmes punës së tij dhe shkroi një kapitull të ri në historinë e futbollit modern. Prania e tij do të mungojë përgjithmonë.

Misioni i Minos për ta bërë futbollin një vend më të mirë për lojtarët do të vazhdojë me të njëjtin pasion.Falënderojmë të gjithë për mbështetjen e madhe të marrë në këto kohë të vështira dhe kërkojmë respekt për privatësinë e familjes dhe miqve në këtë moment pikëllimi.Familja Raiola” – shkruan me pikëllim familja.

Related posts

KUPA E ITALISË/ Inter mposht Milanin dhe arrin finalen

F.autor

INTERESIME NGA SERIE A DHE PREMIER/ Nuk është i kënaqur tek Bayern, e ardhmja e Tomas Myler do të jetë tek…

Delo.autor

A JE HOMOSEKSUAL? Ibra i’u përgjigj gazetarit pasi u kap “mat” me Pikenë në parking: Eja në shtëpinë time dhe sille motrën…

F.autor

Leave a Comment