Futboll Sport

GOLI I ANULUAR QË TËRBOI MILANISTËT/ Ish-gjyqtari i njohur: Kam dyshime, Handanoviç e sheh topin

Minuta e 66 e sfidës mes Interit dhe Milanit në Kupën e Italisë mund të rihapte plotësisht sfidën, pasi Benaser arriti të shënonte golin që shkurtonte përkohësisht rezultatin në 2-1. Por gjyqtari Mariani vendosi të anulonte atë gol pasi rishikoi pamjet në VAR.

Një vendim për të cilin ka dyshime të mëdha dhe vetë ish-gjyqtari ndërkombëtar italian, Graciano Çezari, e ka vlerësuar si të tillë.

“Protestat e Interit te goli vijnë për një prekje me dorë të Tomorit, që nuk është e tillë”, shpjegoi ai fillimisht për “Mediaset”. “Por pastaj ka një tjetër situatë loje, me vrapimin e Kalulu i cili shkon horizontalisht, por nuk e pengon Handanoviç që të shohë topin, edhe nëse nuk lëviz. Topi kalon mes lojtarëve të Interit, jo mes atyre të Milanit.

Unë kam shumë dyshime rreth këtij vendimi, është një pozicion jashtë loje padyshim subjektiv dhe që ha interpretim’, theksoi Çezari në analizën e tij për ngjarjet e sfidës.

VIDEO

Related posts

TËRMETI TRAGJIK/ Futboll dhe ndihma, lojtarët e kombëtares surprizojnë fëmijët në Fushë-Krujë (FOTO)

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ “Zvarritja” e Messit irriton specialistët: Mungesë respekti, dikush duhej t’i thoshte Pochettinos…

Delo.autor

AJAX-TOTTENHAM/ E pabesueshme, anglezët shënojnë dy gola të shpejtë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment