Futboll Sport

I SKADON KONTRATA NË MUAJIN QERSHOR/ Zbulohet lëvizja e fundit e Lacios për Strakoshën

Lacio rrezikon të humbasë Thomas Strakoshën me parametra zero në fundin e sezonit.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, klubi bardhekaltër është vënë në lëvizje për të gjetur portier të ri, ku i përzgjedhuri është portieri i Majorkas, Serxho Riko.

Por mundësitë janë se edhe nëse gardiani spanjoll të vijë, lacialët do të provojnë të bindin Strakoshën për një rinovim të kontratës.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Lacios në Serinë A, Strakosha është aktivizuar gjithsej në 18 ndeshje.

Related posts

I RRITUR ME NJË SFOND LUFTE DHE SAKRIFICASH/ Shaqiri tregon të kaluarën për “The Guardian”

F.autor

FAT, SHERR DHE 3 PIKË/ Tottenham mposht Evertonin e Ancelottit

Delo.autor

TRANSFERTA E BUJSHME/ Chelsea sulm frontal për Higuain, Milan hidhet direkt për pasuesin

Delo.autor

Leave a Comment