Futboll Sport

E BUJSHME/ Mourinho te Reali? Ramos befason me deklaratën dhe kapet keq me pyetjen e gazetarit

Një pyetje rreth mundësisë së rikthimit të Jose Mourinhos në krye të Real Madridit, ka bërë me nerva Sergio Ramos i cili reagoi keq në deklaratën për mediat.

Në prag të finales në Kupën e Botës për Klube, kapiteni i Realit theksoi se kapitulli i Mourinhos është mbyllur para 5 vitesh.

“Unë nuk jak askush për të vendosur se cili trajner vjen e cili shkon”, është përgjigjur Ramos.“Ju mendoni se kapitenët vendosin se cili trajner duhet të vijë te Real Madrid.  Kanë kaluar pesë vjet që Mou është larguar nga Reali, dhe ju ende flisni ende për të”, ka shtuar Ramos, që në përgjigjen e tij shfaqet edhe nervozizëm.

Ditët e fundit në media është përfolur një rikthim i bujshëm në fund të sezonit të “Special Ones” në krye të Real Madridit.

Kujtojmë që finalja e Kupës së Botës do të luhet ditën e shtunë në orën 17:30, ku Real Madrid do të përballet me skuadrën modeste të Al Ain.

Related posts

“CRCIAO”/ Ronaldos jep lamtumirën, transferohet tek Manchester City. Gjen në Champions…

Delo.autor

LAMTUMIRË SI KAMPION? Messi shkëlqen në këtë fillim viti, nisja e dytë me e mirë në karrierë

Delo.autor

HISTORI E PABESUESHME NGA BOLIVIA/ 5 vite pas tragjedisë, lojtari i shpëton një tjetër aksidenti të tmerrshëm

Delo.autor

Leave a Comment