Futboll Sport

KA MAHNITUR ME PARAQITJEN E TIJ/ Juventusi ofertë “alla Lokateli” për yllin e Sasuolos

Pas dopietës së shënuar me bluzën e Italisë kundër Turqisë dhe me një më me peshë që pritet të marrë në vazhdim në sulmin e kombëtares së Roberto Mançinit, Xhakomo Raspadori ka bindur totalisht drejtuesit e Juventusit.

Siç raporton “TuttoSport”, bardhezinjtë kanë nisur zyrtarisht nga dita e djeshme kontaktet me homologët e tyre te Sasuolo për të gjetur formulën e duhur, e cila pritet të ketë të njëjtat kritere si 35 milionët që u shpenzuan për Manuel Lokatelin.

Oferta përfshin një huazim me detyrim blerjeje brenda tri viteve të ardhshme, por me Juventusin që kërkon të paguajë këstin e parë të 40 milionë eurove që do të ofrohen, duke nisur nga vera e vitit 2023.

Related posts

REALIZOI “HAT TRICK” HISTORIKE ME BARCELONËN/ Ylli Manaj: Do marr topin, e dua të firmosur

Delo.autor

KUMBULLËS I DEL EMRI NË TORINO/ Lëvizja e mundshme e merkatos

F.autor

Simeone: Ronaldo? Jo, kjo ka qenë roveshiata më e bukur

Sadik.Autor

Leave a Comment