Futboll Sport

TREMBET PËR “VDEKJE”/ Shakaja e Çalhanoglusë për mesfushorin e Interit bëhet virale në rrjet (VIDEO)

Në kampin e Interit mbizotëron humori duke parë sukseset e njëpasnjëshme si në kampionat, por edhe në Kupën e Italisë, ku ndeshjen e fundit skuadra e Simone Inzagit u kualifikua në finale duke triumfuar ndaj Milanit në derbi me rezultatin 3-0.

Së fundmi ka qenë mesfushori turk, Hakan Çalhanoglu, i cili i ka bërë një shaka holandezit, Denzel Dumfrisit duke e trembur për “vdekje” gjatë grumbullimit në një hotel.

Anësori i Interit mbetet i shtangur dhe e merr me humor, ndërsa Çalhanoglu nuk ndalet së qeshuri.

Kjo video është publikuar nga 28-vjeçari turk në “Story” të profilit të tij në rrjetin social “Instagram”, ku menjëherë u bë virale.

 

VIDEO

Related posts

EKSKLUZIVE/ Regi Lushkja: LAÇI në rrugën e duhur. KAKA është idhulli im sepse…

Isa.Autor

“LAMTUMIRË”/ Elis Bakaj mbyll aventurën në Bjellorusi: Faleminderit për dy vite fantastike…

Delo.autor

Marcos Rojo gjen mënyrën më të mirë për të harruar Botërorin (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment