Futboll Seria A Sport

AGJENTI ZBARKON NË TORINO/ Ylli i PSG-së i afrohet Juventusit

Zhorzh Mendesh ia ka propozuar Juventusit që nuk e ka refuzuar propozimin, por as e ka pranuar duke kërkuar kohë reflektimi.

Në qendër të bisedimeve do të jetë Angel di Maria. Gjithçka do të varet nga kushtet ekonomike për një transferim të mundshëm të argjentinasit duke llogaritur gjithashtu pretendimet.

Rroga e lojtarit është jashtë parametrave të Juves nëse vijon të mbetet ajo e PSG-së. Kjo është çka kemi nënkuptuar nga deklaratat e fundit të drejtorit Arrivabene, i cili ka vënë veton për lojtarë mbi 30 vjeç.

Situata do të ndryshonte, ndjeshëm madje, nëse Di Maria do të pranonte rroga në rendin e 5 milionë eurove.

NEVOJAT – Nga ana tjetër është Alegri që pas Zakarias dhe Vlahoviçit ka ngritur pretendimet për lojtarë me përvojë. Kieza do të jetë gati për sezonin e ri, por do të nevojitet një anësor që nuk ka vuajtur dëmtime të rënda e që garanton vijueshmërinë e cila bie në sy në 30 prezenca sezonale të Di Marias.

34-vjeçari garanton cilësinë dhe përvojën e nevojshme për ambiciet e Juventusit. Ajo që “shqetëson” drejtuesit bardhezi mund të jetë raporti i anësorit me portën.

Sivjet ka shënuar vetëm tri herë e që të tria në kampionat pa mundur të lërë gjurmë në turnetë e tjerë ku PSG-ja ka marrë pjesë.

Duke u rikthyer te Mendeshi, një tjetër takim me të është parashikuar në fund të kampionatit. Do të jetë kohë bilancesh ekonomike dhe sportive e “Zonja” mund të mos refuzojë më. E aq më tepër të ketë nevojë për reflektime të mëtejshme.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Nga Hakimi tek Sancho, ja blerjet më të shtrenjta deri tani…

Delo.autor

SKEMË SI KOMBËTARJA/ Jonuz “KOPJON” Rejan. Vllaznia gati të mposhtë Partizanin (FOTO)

Delo.autor

LIVERPOOL-WATFORD/ “Të Kuqtë” dyfishojnë shifrat, shënon sërish Mane

Delo.autor

Leave a Comment