Futboll Sport

INTERI FAVORIT/ Teo Hernandez “thumbon” zikaltërit: Ku janë specialistët e titullit?!

Pesë në gola dhe gjashtë asiste në kampionat janë një kontribut pozitiv për një nga shtyllat e Milanit. Teo Hernandez po shijon gëzimin e dytë vjetor pas lindjes së djalit, teksa pas ndeshjes foli për televizionin e klubit.

Si është ndjesia e këtij momenti?

Kemi besuar gjithmonë. Shumë njerëz na tregonin Interin si favorit, ndërsa tani jam kurioz t’i dëgjoj se çfarë thonë. Tashmë kampionë jemi ne dhe titulli ka qenë objektiv për të gjithë skuadrën. Jam shumë i lumtur. Do të shijojmë një muaj pushime e më pas do të rikthehemi. Uroj të vazhdojmë kështu.

Cili është imazhi më i bukur i këtij titulli?

Tifozët, nuk ka imazh më të mirë, sepse ata besuan që në ditën e parë dhe tani e shohim se sa shumë kishim pas vetes. Ndjesia që më falin është e jashtëzakonshme.

Do të na e thoni çfarë ju tha Maldini atë ditë në Ibiza?

Tema mbetet midis nesh, por ai nuk resht duke më përsëritur se duhet të jem më i miri në botë. Në fillim nuk e pata të lehtë, por me kalimin e kohës kuptova mundësitë e mia dhe çfarë më kërkohej.

Mes jush dhe Leaos cili është më i shpejtë?

Duhet provuar se nuk jemi sfiduar kurrë. Rëndësi ka që në fushë ndihemi mirë me njëri-tjetrin. Ai është përmirësuar ashtu si edhe unë e tashmë jemi një dyshe cilësore.

Cila ka qenë ndeshja vendimtare?

Nuk mund të veçoj një. Kemi punuar fort dhe kemi besuar te ky titull që nga dita e parë. Kemi dhënë gjithçka.

Keni një koment për Piolin?

Është një trajner i jashtëzakonshëm. Mua personalisht më ka ndryshuar si njeri dhe si lojtar. Ka një meritë të madhe te suksesi ynë.

Related posts

BËN DEKLARATË TË FORTË/ Presidenti i Sampdorias: Njerëzit nuk vdesin nga Koronavirusi, po na ndalojnë të jetojmë

Delo.autor

SKANDAL NË BERAT/ Lojtari nuk i bindet trajnerit dhe e MASAKRON ME GRUSHTE (FOTO) 

Isa.Autor

Dhimbje koke për Gattuson, 2 titullarë të pezulluar për Atalantën

Q.Autor

Leave a Comment