Futboll Seria A Sport

ISHTE SHUMË AFËR SKUADRËS SË SERIE A/ Titullari i Milanit merr vendimin e papritur

Alesio Romanjoli po vuan të largohet nga Milani. Kapitenit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe dukej se do të transferohej tek ekipi i tij i zemrës, Lacios.

Dihet që presidenti Lotito është dorështrënguar dhe në ofertën e tij ka vendosur vetëm 2.2 milionë euro.

Propozim shumë i ulët për pretendimet e 27-vjeçarit, i cili dëshiron të paktën 3 milionë euro plus bonuse. Situata duket e bllokuar dhe vështirë se bardhekaltrit mund të mbërrijnë në shifra më të larta.

Nga ky bllokim mund të përfitojë Milani. Mbrojtësi mund ta gjejë veten të detyruar të pranojë ofertën e kuqezinjve e cila ka qenë për 3.5 milionë euro në sezon.

Romanjoli e pati refuzuar sepse ishte shumë më pak se 5 milionë që paguhet aktualisht, por duke parë se nuk po i vijnë propozime më të mira mund të vendosë të bëjë prapaktheu duke vazhduar aventurën e tij milaniste, e cila zgjat prej shtatë sezonesh.

Related posts

E BUJSHME/ Barcelona vihet në lëvizje për SUPER LOJTARIN që po çmend Italinë

Isa.Autor

KUMBULLA DËMTOHET SËRISH/ Mbrojtësi i Kombëtares ka humbur më shumë se gjysmën e kampionatit

F.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Real Madrid mposht me përmbysje Huesca-n dhe ngjitet në vendin e dytë, Varane “HERO” me dopietë

Delo.autor

Leave a Comment