Futboll Sport

NJË NATË PA GJUMË/ Festa zgjati deri në 5 të mëngjesit, tifozët presin ekipin në Itali!

Nata ishte pa gjumë për tifozët e Romës. Pas fitores së Ligës së Konferencës në ndeshjen që doli me rezultatin 1-0 në Tiranë ndaj Feyenoord, tifozët dolën në rrugët e Italisë për të fituar një trofe që kishte munguar për 14 vite.

Rreth një mijë tifozë prisnin uljen e ekipit në Romë megjithëse mbërriti rreth orës 04:45. Autobusi me ekipin nuk kaloi mes tifozëve për arsye të rendit publik. Ndërsa rreth 100 persona prisnin autobusin që mbërriti në orën 05:15, Pellegrini mbante trofeun pranë shoferit, ndërsa lojtarët e tjerë përjetuan atmosferën teksa filmonin të gjithë tifozët që ishin pranë tyre.

Festa nuk mbaroi këtu. Më pas, i gjithë ekipi u ngjit në tarracën e pallatit në Piazzale Dino Viola. Secili prej lojtarëve dilte me kupën në dorë dhe thoshte “ole” para tifozëve. Kapiteni i Romës, Pellegrini mori fjalën: “Ky trofe është për ju, forca Roma.”

Më pas të gjithë lojtarët ngritën kupën para romakëve deri te José Mourinho i cili falënderoi tifozët. Sot festa do të vazhdojë, Roma po organizon një event për një tjetër falënderim për tifozët që i kanë mbështetur gjatë gjithë sezonit. 

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Kastrioti. Rezultati 3-0

Delo.autor

SULMON ASHPËR SOLSKJAER/ Ince: Ajo që po bën është një tallje e hapur dhe shqetësuese

Delo.autor

TIPIK SHQIPTAR/ MUSTAFI zbulon varësinë: Shikoja çdo ditë në televizion seri me…

Isa.Autor

Leave a Comment