Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ E ardhmja e Marash Kumbullës merr drejtim tjetër, ja ku pritet të transferohet shqiptari

Lëvizje e Interit, përgjigje e Lacios. Marota dhe Lotito po vazhdojnë një betejë në merkato, në lojë është Marash Kumbulla. Presidenti bardhekaltër ka rritur ofertën nga 20 në 22 milionë euro plus kartonin e Andre Andersonit, por i është dashur të përballet me propozimin e Interit.

Zikaltrit janë shtyrë të ofrojnë 30 milionë plus kartonin e sulmuesit 18-vjeçar Edi Salsedo (i huazuar momentalisht po te verdheblutë) dhe një talenti të akademisë.

Në këto shifra tentativa e Lacios duket e kotë. Lotito nuk mund ta barazojë dhe as nuk dëshiron ta bëjë, ka kaluar që tani përtej ofertave tradicionale. Asnjëherë më parë nuk ka shpenzuar 22 milionë për një lojtar të vetëm. Lotito dhe Seti janë miq, presidenti i Hellasit i kërkon Lacios 5 milionë më shumë duke përfshirë në çmim një skonto.

Related posts

U SHPALL KAMPION ME JUVENTUS/ Serie A ndan çmimet për lojtarët, Ronaldo më i miri…

F.autor

MBYLLET FAZA E PARË NË SERIA A/ Juventusi është “Kampione e Dimrit”

Delo.autor

Europa League/ Atletico Madrid dhe Marseille mendojnë për “betejën” e sezonit

Sadik.Autor

Leave a Comment