Futboll Sport

SUPERGOLI I TEO HERNANDEZIT/ Menja elozhe shokut të skuadrës: As Mesi nuk e ka shënuar një të tillë…

Shtatëmbëdhjetë ndeshje pa pësuar me 11 nga të cilat gjatë vitit 2022. Majk Menja ka përmirësuar rekordin personal të një viti më parë kur teksa shpallej kampion me Lilën mbyllte 15 ndeshje pa u ndëshkuar.

Portieri është një nga pikat e forta të Milanit dhe pa dyshim që duart e tij e kanë ruajtur në më shumë se një rast vendin e parë në renditje.

Dje ai ka vendosur t’i thurë lavde Teo Hernandezit që me atë gol fantastik i dha ekipit qetësinë për të mbyllur me sukses sfidën delikate me Atalantën.

“As Mesi nuk e ka shënuar një gol të tillë”, shkruante në profilin e tij personal në “Instagram”, Majk Menja, teksa në komentet e shumta nuk munduan ata të bashkëlojtarëve kuqezi.

Related posts

Reali kërkon futbollistin e Barcelonës, shfaq interes për Samuel Umtitin

Sadik.Autor

MOTO GP/ Marquez ngre “flamurin e bardhë”, do të mungojë edhe në 2 garat e radhës

Delo.autor

Chelsea hyn në garë për sulmuesin e Bayern Munich

Sadik.Autor

Leave a Comment