Futboll Sport

ASNJË PËRGJEGJËSI PËR KRIZËN/ “Hapni bastet të shpëtojmë”, çfarë nuk shkon me “sloganin” e ri

FSHF dhe klubet e futbollit thanë në mbledhjen e djeshme një të vërtetë të pamohueshme: bastet funksionojnë në të zezë dhe thjesht duhet të legalizohen.

 

Mandej shtuan se kur të jenë të legalizuara dhe t’u vilen taksat, një pjesë e tyre duhet të shkojnë për sportin, në mënyrë që të lehtësohet barra financiare për ata që financojnë në futboll.

Edhe kjo nuk është keq si ide. Por ka diçka që nuk shkon. Nuk është fjala vetëm për mënyrën se si tingëllon:

“FSHF dhe klubet e futbollit që thonë hapni bastet të shpëtojmë”. E lëmë mënjanë këtë, pavarësisht se duket si ato memet që qarkullojnë në rrjet.

Problemi tjetër është që qeveria, KOKSH, FSHF, klubet e futbollit, por edhe federatat e tjera të sportit nuk kanë bërë një analizë edhe të thonë:

Pse arritëm deri këtu? Pse në 31 vite nuk e futëm dot sportin në shinat e duhura? Pse nxjerrim kampionë Europe si Gega, Smajlaj, Calja, Qerimaj etj. dhe nuk afrohen sponsorët aty?

Futbollin e kemi më të besueshëm se më parë, apo jo? Ku shkojnë 14.2 milionë euro çdo vit nga taksapaguesit shqiptarë që bashkitë shpërndajnë për sporte të ndryshme, ndërkohë që ato janë thjesht në nivele mediokre?

A e ka luksin një Shqipëri kaq e varfër ekonomikisht dhe sportivisht të ndërtojë stadiume nga 80 milionë euro? Po federata që bën zyra 8 milionë euro?

A e ka luksin ky vend që në këtë emigrim masiv të ketë edhe një kampionat me 10 ekipe dhe të lërë më shumë se gjysmën e Shqipërisë jashtë? Kush mban përgjegjësi për rekordin e zi të trukimeve?

Po Ministria e Sporteve pse nuk lobon për një ligj sponsorizimi siç e kanë edhe shumë vende të tjera? Mirëpo, me sa duket, sa herë që sporti dhe futbolli kanë nevojë për para, i bien rrugës së shkurtër:

Hapni bastet… E nis Fidel Ylli, i mban si Duka dhe do ta nënshkruajnë klubet me dorën e tyre.

Related posts

Donis Avdijaj: Sot mund të isha lojtar i Real Madridit

Sadik.Autor

E vërteta e frikshme e Andrea Pirlos: Jam pijanec…

Sadik.Autor

Miqësorja me Ukrainën, në pikëpyetje! Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet

Sadik.Autor

Leave a Comment