Futboll Sport

INTERES I JASHTËZAKONSHËM/ Ja sa bileta janë shitur deri 90 minuta para ndeshjes Shqipëri-Izrael

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm të tifozerisë shqiptare e cila e shumtë në numër ka nxituar për të qenë e pranishme në një sfidë ku kuqezinjtë në rast fitoreje mund të marrin vendin e parë në grupin e tyre në Ligën B.

 

Edhe pse Liga e Kombeve është turneu i tretë për nga rëndësia nga ato ku merr pjesë përfaqësuesja, përgjigja e tifozerisë ka qenë shumë pozitive dhe pritet që stadiumi “Air Abania” të ketë një prani shumë të madhe mbështetësish të kuqezinjve.

Sipas “SuperSport”, deri 90 minuta para ndeshjes, burime zyrtare raportojnë se janë shitur më shumë se 16500 bileta për këtë duel, një numër i konsiderueshëm për një impiant me një kapacitet prej rreth 22 mijë vendesh. Kësisoj do të jetë e garantuar një atmosferë elektrizuese në tribunat e “Air Albania” për një sfidë që mund të përcaktojë rrugëtimin e kuqezinjve në Ligën e Kombev

Related posts

LIVE/ Spanja “e dënuar” për të mposhtur Rusinë e disiplinuar të Çerçesov

Sadik.Autor

PLAS TEK NAPOLI/ Agjenti i HYSAJT sulmon klubin bardhekaltër dhe përgatiti…

Isa.Autor

TALLJA E VERËS NGA KOMPANITË E BASTEVE/ Më shumë mundësi ka të zbulohen UFO, sesa Arsenal të fitojë…

Delo.autor

Leave a Comment