Futboll Sport

KATAR 2022/ FIFA rrit organikat e Kombëtareve: Ja ndryshimet e tjera të miratuara

Një mbledhje e Këshillit të FIFA-s prezantoi një lajm të rëndësishëm për formatin e Botërorit të ardhshëm në Katar.

Revolucioni më i rëndësishëm ka të bëjë me zgjerimin e listës së thirrur të lojtarëve për çdo kombëtare: nga 23 futbollistë në 26.

Rritja e numrit të zëvendësuesve është gjithashtu e rëndësishme: në listën provizore, 55 lojtarë do të jenë gati për të hyrë në fushë në vend të 35. Modifikimi i këtyre kritereve ka të bëjë me kushtet e veçanta në të cilat do të luhet turneu, në kulmin e sezonit futbollistik, në mëshirën e një kalendari super-të ngjeshur dhe me akoma pasojat e Covid-19.

Vendimet e Këshillit, thuhej në shënimin zyrtar, u morën për të siguruar: “Fleksibilitet shtesë për shkak të kohës unike të Kupës së Botës FIFA 2022 në kalendarin global, si dhe kontekstit më të gjerë të efekteve të shkaktuara nga pandemia COVID-19”.

– Java e fundit në nivel klubesh për 23-26 lojtarët e nominuar në listën përfundimtare do të jetë 13 nëntori 2022.

– Jo më shumë se 26 persona (deri në 15 zëvendësues dhe 11 zyrtarë të ekipit – një nga këta zyrtarë duhet të jetë mjeku i ekipit) do të lejohen të ulen në pankinën e ekipit.

Related posts

MALLORCA-REAL MADRID/ Zidane synon të marrë sërish kreun (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

WATFORD-MANCHESTER UNITED/ Pas një SUPER ASIST nga Dennis, King ndëshkon “Djajtë e Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

(FOTO) Njihuni me 3 kandidatët për postin e trajnerit të Italisë

Q.Autor

Leave a Comment