Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PËRBALLJE DRAMATIKE NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Armando Sadiku gjen rrugën e rrjetës me Malagan (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Malagas, në sfidën ndaj Elçes, e vlefshme për javën e 17-të të La Liga 2, që përfundoi në barazim 3-3.

Miqtë ishin dukem udhëhequr deri në minutën e 78-të, me rezultatin 1-3, ndërkohë që në fundin e ndeshjes, Malaga, arriti të shënonte 2 gola, duke marrë 1 pikë të rëndësishme.

Në minutën e 79-të, Sadiku, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke ngushtuar shifrat në 2-3, ndërkohë që 3 minuta më pas, ishte Paçeço, i cili shënoi golin e barazimit.

sADIKU

Në këtë përballje u aktivizuan nga minuta e parë 2 futbollistët e Kombëtares, Bare dhe Sadiku, të cilët bënë një paraqitje dinjitoze. Për Sadikun ky ishte goli i  4-t, në kampionat, teksa në të kaluarën i ka shënuar Mirandes, Zaragozës dhe La Korunjës.

Related posts

NDRYSHIME DRASTIKE NË TREGUN E TRANSFERIMEVE/ Pesë ligat më të mëdha evropiane gjejnë dakordësinë

F.autor

EKSKLUZIVE/ KASHAMI: Ja pse u largova nga Beslidhja. PANUCCI kontradiktor, kombëtarja nuk është e…

Isa.Autor

E TRISHTË/ Sporti kenian në zi, rekordmenia e botës gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

Delo.autor

Leave a Comment