Futboll Sport

“SHI MILIONASH” PËR NJË SKUADËR YJESH/ Ja shuma që Perez ka vënë në dispozicion për merkaton e Realit

Sezoni fantastik i Realit të Madridit, i cili u kurorëzua me suksesin në Champions ashtu si edhe në La Liga ka vënë në dispozicion të klubit një buxhet prej 350 milionë paund që pritet të përdoret në merkato.

Përveç shumës prej 113 milionësh që “Los Blancos” përfituan nga Championsi, Reali gjithashtu do të bëjë llogaritë dhe me pagat e të larguarve me rroga të larta në skuadër si Bejl, Isko dhe Marselo për ti shtuar më pas dhe përfitimet nga sponsorat dhe La Liga që do ta çonin totalin në 350 milionë paund.

Tifozët janë ende në pritje të afrimeve të para të kësaj verë, ku mesfushori francez Tshuameni duket shumë pranë, me transferimin e 22-vjeçarit që do të ishte vetëm starti i një vere të nxehtë në merkato.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Situatë e njëjtë si ajo e fazës së dytë, shikoni si vjen Tirana

Delo.autor

Një gjerman do të gjykojë gjysmëfinalen e Championsit

Sadik.Autor

REVOLUCIONI I “UEFA-s”/ Championsi si “Euroliga”, ja ndryshimet nga viti 2024

Delo.autor

Leave a Comment