Futboll Sport

KUPA E BOTËS/ Ligjet e Katarit frikësojnë tifozët: Dënim me vdekje nëse kapen duke kontrabanduar drogë

Organizatorët e Katarit nuk bëjnë asnjë përjashtim për të huajt që shkelin ligjet e tyre, bëhet fjalë për përdorimin dhe tregtimin e drogës. Lajmi vjen pasi droga është përmendur si një faktor për shtimin e incidenteve në ndeshjet e futbollit.

Një dëshmitar okular i skenave të pakëndshme rreth finales së Euro 2020 në ëembley tha se si droga ishte përfshirë në situata të dhunshme. Ata thanë: “Njerëzit merrnin kokainë para nesh dhe pinin drogë pas nesh. Djemtë e mi qanin gjatë pjesës më të madhe të lojës, të frikësuar nga ngjarjet që na rrethonin.

“Referuar ligjit në Katar, personat që kontrabandojnë drogë në Katar përballen me 20 vjet burg dhe një gjobë nga rreth 21 mijë deri në 64 mijë paund. Ndërsa shkelësit e përsëritur si dhe kontrabanduesit në sasi të madhe të kokainës mund të dënohen me vdekje ose burgim të përjetshëm.

Related posts

REZULTATET E LIGËS SË KOMBEVE/ Ukraina fiton me Sllovakinë, Danimarka “leksion” Uellsit

Isa.Autor

“TURP, DITA MË E KEQE E KARRIERËS SIME”/ Solskjaer pas humbjes me Tottenham: Djalit nuk do i jepja bukë 1 javë nesë…

Delo.autor

RRËFIMI SPECIAL PËR “THE GUARDIAN”/ Ngo: Qëndrova tre sezone por kjo nuk ishte në planin tim, keqardhje që nuk…

Delo.autor

Leave a Comment