Futboll Sport

ALGERI JEP “OK” PËR SULMUESIN E ÇELËSIT/ Në garë futet edhe gjiganti spanjoll

Juventusi është gjithnjë në kërkim të një sulmues. Ëndrra e klubit bardhezi mbetet rikthimi i Alvaro Moratës, por në rast se nuk do të gjendet një marrëveshje me Atletikon e Madridit për sulmuesin spanjoll, atëherë bardhezinjtë do të hedhin sytë nga emra të tjerë.

VERNER

“Sky Sport” ka zbuluar në Itali se trajneri Masimiliano Alegri ka dhënë dritën jeshile për transferimin e Timo Vernerit nga Çelsi.

Sulmuesi gjerman, i cili në aventurën e tij në “Stamford Bridge” nuk ka dhënë atë që pritej, është profili i lojtarit që italianët po kërkojnë. Ai mund të luajë si sulmues i parë ashtu edhe në krah.

 

 

Por në Spanjë raportojnë se në orët e fundit është futur në garë edhe Reali i Madridit për sulmuesin gjerman, i cili nuk dihet se çfarë mund të ofrojë në skuadrën e sotme të Karlo Ançelotit. Por kampionët e Europës kanë qenë të interesuar për ish-talentin 26- vjeçar të Lajpcigut edhe në të shkuarën.

PANORAMASPORT.AL

Related posts

SYNOJNË TALENTE NË EKIP/ Real Madrid dhe Barça, hapet “ankandi” brazilian për Kakanë e ri

Delo.autor

DOPIETË DHE ASIST/ Mesfushori Rroca fenomenal në kampionatin turk. Ja vlerësimi pas ndeshjes…

Delo.autor

VLLAZNIA-KASTRIOTI/ Shkodranët kërkojnë fitoren për t’u shkëputur nga rivalët që e ndjekin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment