Futboll Sport

“DRIDHET” JUVENTUSI/ Blerja e bujshme e merkatos së verës rrezikon të mbyllë vitin

Pol Pogba rrezikon seriozisht aktivizimin me Juventusin dhe pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit në muajin nëntor për shkak dëmtimi.

Sipas asaj që raporton media franceze “FootMercato”, blerja e bujshme e Juventusit në merkaton e verës rrezikon të mbyllë vitin 2022 pas atij dëmtimi që pësoi në gju në stërvitjen e fazës përgatitore ku “Zonja e Vjetër” është duke e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të startit të sezonit të ri futbollistik.

Dëmtimi që pësoi në meniskun e gjurit është më i rëndë sa parashikohej dhe mesfushori 29-vjeçar mund të fillojë të luajë në janar të 2023-it dhe duke humbur me Francën, Botërorin e Katarit.

Deri tani Pol Pogba është aktivizuar në një ndeshje me Juventusin në miqësoren e fituar ndaj Guadalahara Çivas me rezultatin 1-0.

Related posts

NGRIHET PADI KUNDËR PILOTIT ANGLEZ/ Çështja e vdekjes së Emiliano Salas shkon në gjykatë

Delo.autor

Inter- Lazio, zikaltërit i frikësohen së kaluarës

Q.Autor

SUPERKUPA E SPANJËS/ Real kthehet në avantazh me një kundërsulm perfekt, nuk përmbahet Ancelotti (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment