Futboll Sport

E DONTE BAJERNI I MYNIHUT/ Ajaksi kërkon shifrën stratosferike për sulmuesin 22-vjeçar

Ajaksi ka arritur në mënyrë dramatike çmimin për kartonin e sulmuesit Antoni pasi ka mësuar për interesin e madh të Mançester Junajtidit.

Pasi trajneri Erik ten Hag pranoi se ai dëshiron të transferojë një sulmues, drejtuesit e ish-klubit të tij kanë rritur pretendimet. Ajaksi kërkonte 80 milionë euro për kartonin e sulmuesit brazilian, ndërsa “DailyMail” shkruan se tani për anësorin 22-vjeçar ata duan 100 milionë euro, plot 20 milionë më shumë.

Antoni, i cili ka shënuar 23 gola në 79 ndeshje në dy vite që luan në Amsterdam, është objektivi kryesor për sulmin i Ten Hagut.

Për shërbimet e talentit brazilian interesohej edhe Bajerni i Mynihut, ndërsa qëndrimi i kampionëve të Holandës është se ai nuk është në shitje.

Dhe me lëvizjen e fundit të çmimit, ata duan të tregojnë edhe njëherë se nuk duan ta humbasin yllin e skuadrës edhe për të paktën një sezon.

Related posts

BEFASOJNË GALAKTIKËT/ Reali i Madritit bëhet gati të shesë Asension

Isa.Autor

Raiola acaron francezët: Ai BULLARI po më çmend, ka kërkuar diçka tjetër tani

Sadik.Autor

STADIUMI I RI I KUKËSIT/ Shikoni si ka marrë formë tribuna qëndrore (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment